Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në Fshatin Mramor të Prishtinës, në një shtëpi ku dyshohej se ka armë, narkotik dhe mallra të kontrabanduara (aparate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara).
Operacionin policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK, ku me këtë rast janë konfiskuar:
7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm,
1 armë e shkurt TT,
33 fishek,
1 kuti për pastrimin e armëve,
1 Llap Top,
1 palë Dylbi,
1 rryp mbajtës për fishek
1 veturë gjip Chevrolet Suburban,
81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara),
59 monitor të aparateve të lojërave të fatit,
12 aceptor të aparateve,
36 pjesë të ndryshme të aparateve të lojërave të fatit.
Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën