Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Sokol Havolli, ka shpërndarë një lajm nga BBC, që thotë se në Britani të Madhe, në secilin ambient që merret me aktivitet hotelerie (kafe, restorant, hotel, pub, diskotekë) janë të obliguar për të shërbyer ujë në gotë, prej çezmës, nëse këtë e kërkon konsumatori.
“E drejta e qasjes në ujë pa pagesë është e çdo qytetari. Tek ne, qasja në ujë pa pagesë është në vullnet të pronarit të restorantit”, ka thënë Havolli.
“Besoj se ia vlen edhe në nivel qendror, por pse jo, edhe në nivel lokal, që të analizohet legjislacioni për të realizuar të drejtën e qytetarit për qasje në ujë të pijes në hapësira ku ushtrohen aktivitete hoteliere. Edhe pse shumica e hoteleve, restoranteve, bareve, etj. shërbejnë ujë pa pagesë, është e nevojshme që pakica të mos përfitojë në kurriz të të drejtës elementare në shoqëri”, ka shtuar ai.
Kurti sot pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedo...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...