Partitë politike ende pa një marrëveshje konkrete për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni, shkruan Radio Europa e Lirë.
Shkas për këtë janë 35 mijë amendamentet e VMRO DPMN-së opozitare që u parashtruan pas refuzimit të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, për të dekretuar ligjin duke kërkuar ndryshimin e disa pjesëve të tij me pretendimin se forma që kishte kaluar në Kuvend, është në kundërshtim me Kushtetutën apo se i njëjti e bën shtetin dygjuhësor.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, që vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, të enjten e vendosi për miratimin e ligjit për votim, me synimin për të anashkaluar amendamentet e opozitës, ndërsa pas dështimit të seancës, ai u ka dhënë një javë afat partive që të arrijnë marrëveshje për miratimin e ligjit.
Ai nuk ka komentuar me tepër, por ka thënë se do ta zbatojë Kushtetutën.
“Kryetari ka para vetes Rregulloren dhe Kushtetutën, në të cilën janë të sanksionuara kompetencat dhe procedura të caktuara”, ka deklaruar Xhaferi, duke fajësuar disa deputetë të LSDM-së, të cilët, sipas tij, ngurrojnë ta votojnë ligjin.
Por, LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, që mbështet ligjin, refuzoi të merrte pjesë në seancë me arsyetimin se megjithatë ligji nuk mund të kalojë në atë formë, porse duhet të ketë një marrëveshje me VMRO-në.
Kjo ishte njëherësh edhe përplasja e parë e partnerëve të koalicionit që në rast të përshkallëzimit të mospajtimeve, mund të çojë edhe në lëkundjen e Qeverisë.
Ndërkohë, nga VMRO-ja kanë hedhur poshtë ultimatumin, ndërsa kanë përsëritur qëndrimin kundërshtues për ligjin e gjuhëve.
“Ultimatume nuk komentoj dhe nuk është nivel i imi të komentoj qëndrime të tilla. Qëndrimi ynë është i qartë dhe jep mundësi për dalje nga kjo situatë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai ka kërkuar tërheqjen e ligjit dhe miratimin e një zgjidhjeje të re, e cila, siç ka thënë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën./REL
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...