Grupi i gjakut flet shumë për personalitetin tuaj

01:56 | 10 Mars 2018
Trina Galanxhi

Në vendet aziatike, njerëzit besojnë se çdo grup gjaku përcakton personalitetin e një individi. Siç e dimë, ekzistojnë katër grupe gjaku: A, AB, B, O.

Sipas shkencëtarit, Masaiko Nomi, gjaku që rrjedh në venat tona është i rëndësishëm dhe do të thotë që ne jemi në posedim të cilësive të caktuara, transmeton portali arbresh.info

Teoria sipas të cilës personaliteti varet nga grupi i gjakut, u botua së pari në vitin 1970 dhe habiti botën për nga saktësia që kishte.

Në Japoni të gjithë punëtorët e tregojnë llojin e gjakut nëpër CV-të e tyre, sepse besojnë se kjo ndikon te ndryshimi i mendimit të liderëve të një kompanie.

Grupi A

Njerëzit që i përkasin këtij grupi të gjakut janë të drejtpërdrejtë, të ndjeshëm, të durueshëm, të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Por gjithashtu ata janë të shqetësuar shumicën e kohës, të ndershëm, obsesivë dhe kokëfortë.

Grupi B

Njerëzit me këtë grup gjaku janë të pasionuar, aktivë, krijues, të dashuruar pas kafshëve, fleksibil, të gëzuar, optimistë dhe krijojnë lehtë miqësi. Por gjithashtu ata mund të jenë të papërgjegjshëm, harrojnë, dembelë, të padurueshëm dhe të pabesueshëm, transmeton portali arbresh.info

Grupi AB

Në këtë grup, hyjnë njerëzit që kanë mendje krijuese, që janë të qetë, racional, të shoqërueshëm, inteligjentë, që përshtaten lehtë me situata të reja. Nga ana tjetër, këta njerëz janë edhe kritikë, të pavendosur, të pamposhtur dhe të ftohtë.

Grupi O

Këta njerëz janë të bindur, të vetëkualifikuar, ambiciozë, këmbëngulës, intitiv, të këndshëm, konkurues dhe atletikë. Megjithatë, gjithashtu ata mund të jenë të paparashikueshëm, të egër, egocentrikë, të ftohtë, agresivë, arrogant, ziliqarë dhe të pamëshirshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme