Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News quajti politikanët e vjetër, tiranë. Ai u shpreh se Rama ishte një histori zhgënimi, ndërsa theksoi se PS është një parti e kalbur dhe mafioze.
Pjesë nga deklarata
Koço Kokëdhima: Kurrë nuk më kërcënojnë dot mua, nuk më shantazhojnë dot, nuk më trembin këta mua.
Ilva Tare: Kush po ju kërcënon?
Koço Kokëdhima: Nuk është gjë e lumtur të jesh sipërmarrës në Shqipëri. Të jesh sipërmarrës i lirë në Shqipëri është një vuajtje. Unë jam krenar për historinë e jetës time
Ilva Tare: Kush ju ka kërcënuar?
Koço Kokëdhima: Kush kërcënon liritë? Tiranët kërcënojnë liritë e një sipërmarrje. Me mua nuk ju ka ecur. Unë ju kam treguar vendin të gjithëve, edhe Saliut edhe Fatosit edhe Ramës. Prandaj po të them që projekti jonë politik, për shkak të të sotmes ka armik të mëdhenj.
Ilva Tare: Ata që ju sot i quani tiranë i keni pasur miq, i keni ndihmuar, madje edhe ata tiranë që ishin në çadër ju i keni mbështetur…
Koçi Kokëdhima: Unë kam mbështetur proceset zhvilluese në Shqipëri. Rama është një histori zhgënjimi, sic kanë të gjithë njerëzit histori zhgënjimi dhe sic janë zhgënjim të gjithë shqiptarët që besuan se në 2013 do vinte një qeverisje që do justifikonte shpresat e shqiptarëve për një cilësi tjetër.
Ilva Tare: ...dhe e justifikoi për aq kohë sa ju ishit në PS, më pas u kthyen në tiranë.
Koço Kokëdhima: Jo nuk është e vërtetë! Po të haja unë me ta do të isha atje sa të doja unë. Unë nuk isha palë me ata, unë isha palë me popull, unë luftova për ta reformuar atë parti të kalbur, të kriminalizuar, të kapur dhe mafioze. Luftova ta çliroja atë parti dhe ta vija në shërbim të popullit gjë që nuk funksionoi. Unë atë projekt do ta bëj në Shqipëri me ZGJIDHJE-n dhe me shqiptarët./ora news/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor