Google ADS

Liverpooli pas Ivan Rakitic, synon t’i hakmerret Barçës për humbjen e Coutinhos

23:42 | 9 Mars 2018
Arbresh Info

Liverpooli raportohet se është duke u përgatitur për t’iu hakmerrur Barcelonës për transferimin e Philippe Coutinhos në mes të sezonit.

“Redsat” thuhet se janë duke përgatitur transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic, duke shfrytëzuar kështu disa nga të hollat e siguruara në janar me shitjen e Philippe Coutinhos, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi kroat mund të jetë një transferim ideal për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp për shkak se Liverpooli është në nevojë për një lojtar të kalibrit të lartë në mesfushë.

Lojtarët si Jordan Henderson, Georginio Wijnaldum dhe Emre Can mund të largohen nga Anfield gjatë verës, gjë që do të thotë se ata duhet të gjejnë zëvendësuesit e tyre.

Rakitic ka qenë një pjesë e rëndësishme të skuadrës së Barcelonës që një kohë të gjatë qysh pas transferimit nga Sevilla në vitin 2014, ku i ndihmoi për të fituan tripletën në sezonin e parë duke shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

29-vjeçari duket si një lojtar që i përshtatet stilit të lojës së Jurgen Klopp, por mbetet të shihet nëse Barcelona do të lejojë largimin e një lojtari aq të rëndësishëm./arbresh.info/

Të ngjashme