Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo javë u përmbyll më shumë lajme pozitive për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Pacolli duke përmendur të arriturat e vendit që ndodhen gjatë kësaj jave nuk ka harruar të falënderoj edhe ata që kontribuuan në sjelljen e këtyre rezultateve, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë i Pacollit në facebook:
E përmbyllëm javën me shumë lajme pozitive për Kosovën në diplomaci. Nga përfaqësimi diplomatik në nivel Ambasadori me Gambinë, tek sigurimi i shumicës së votave të Këshillit Ekzekutiv të INTERPOL-it, që anëtarësimi i Kosovës në këtë Institucion të hyjë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme, që do të mbahet në Dubai, deri tek vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike me Barbadosin, që ndodhi sot.
Falenderoj të gjithë ata kontribuan në sjelljen e këtyre rezultateve.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...