Google ADS

Shqiptari gjendet i vdekur në një kanal në Itali

21:44 | 9 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një 36 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në Itali.

Bëhet fjalë për Edmond Prekën, i cili është gjetur i pajetë në një kanal vaditës pranë lumit Vera në Paganicë të Italisë.

Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se ai mund të jetë vrarë, pasi kanali që u gjet nuk është më shumë se një metër.

Zbulimi i trupit të pajetë të shqiptari erdhi pas denoncimit që partnerja e tij kishte bërë në polici.

Do të jetë autopsi, e cila pritet të dalë ditën e nesërme që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçar njihej si një person i ndershëm dhe nuk ka pasur konflikte me njëri./sotnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme