Google ADS

Neymar negocion në formë “sekrete” transferimin në Man Utd

20:39 | 9 Mars 2018
Arbresh Info

Sipas raporteve befasuese në Spanjë, Manchester United është duke negociuar transferimin tronditës të Neymarit nga Paris Saint Germaini.

Sulmuesi brazilian thuhet se dëshiron të largohet pasi Real Madridi eliminoi skuadrën e tij aktuale nga Liga e Kampionëve në fillim të kësaj jave, transmeton portali arbresh.info. Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Neymar është duke u penduar me vendimin për largim nga Barcelona verën e kaluar.

Transferimi i tij në Real Madrid nuk mund të ndodhë për shkak të shumës së madhe të hollash që kërkohen. Presidenti Florentino Perez raportohet se është tërhequr nga mundësia për të paguar rreth 400 milionë euro për 26-vjeçarin.

Por, trajneri Jose Mourinho nuk është i shqetësuar rreth shumës të të hollave të kërkohen për të siguruar shërbimet e sulmuesit Neymar.

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë të rivalizojnë Manchester Cityn dhe një sulmues i klasit botëror kërkohet për ta bërë këtë. Nga ana tjetër, sponsori kryesor i United – ‘Chevrolet’ e sheh nënshkrimin me Neymar si një mënyrë për t’i ndihmuar atyre të zgjerohen në tregun aziatik.

Largimi i brazilianit nga PSG thuhet se varet nëse yllin arrin të fitoj Kampionatin Botëror këtë verë.

Neymar besohet do të qëndrojë te skuadra franceze vetëm nëse gjen sukses me Brazilian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme