Erdogan pretendon se është rrethuar rajoni Afrin në Siri

19:44 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Ushtria turke dhe aleatët e saj rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin të Sirisë, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Reuters.

Një hap i tillë përbën avancim të madh në operacionin e ushtrisë turke në këtë rajon.

Turqia ka nisur sulmet në veri të Sirisë gati shtatë javë më parë, me qëllim të largimit të kurdëve sirianë (TPG) nga kufiri turk.

Turqia e konsideron YPG-në grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Të enjten, forcat turke dhe aleatët nga Ushtria e Lirë Siriane kanë marrw kontrollin e qytezës veriore, Jinders, kanë raportuar mediat shtetërore.

Turqia tani kontrollon pesë nga shtatë vendbanime në rajonin verior të Afrinit, kanë njoftuar po këto media.

Gjatë ditës së sotme, një zëdhënës i YPG-së ka kundërshtuar se rajoni Afrin është rrethuar dhe ka thënë se disa rajone për të cilat Turqia prentedon se i ka fituar, në fakt janë aktualisht zona të luftimeve.

“Forcat e ushtrisë së Erdoganit janë 10-15 kilometra larg Afrinit”, ka thënë zëdhënësi i YPG-së, Nouri Mahmoud.

Erdogan ka deklaruar se pas kontrollimit të rajoneve Afrin dhe Manbixh, operacioni do të zhvendoset në lindje, për të larguar luftëtarët kurdë nga kufiri Siri-Turqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme