Google ADS

Përmbytjet në Obot, KESH: Situata po përmirësohet, mbyllim portat

19:11 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Ndërsa situata në Obot të Shkodrës prej disa ditësh nuk po njeh përmirësim për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se në 23:00 të së premtes do të mbyllë portat e shkarkimit në Kaskadën e Drinit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjitike ne kaskadën e Drinit po përmiresohet dhe prurjet natyrale ne ora 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek.

Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile të Qarkut të Shkodrës, KESH njofton se e gjykon të mundshme që sonte në ora 23:00 të reduktojë më tej shkarkimet, duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme