Granit Xhaka shan trajnerin Arsene Wenger

17:59 | 9 Mars 2018
Arbresh Info

Arsenali mund t’i ketë dhënë fund formës së tyre të tmerrshme me një fitore në Evropa Ligë kundër AC Milanit në San Siro, por gjatë ndeshjes ndodhi një incident ndërmjet Grnait Xhakës dhe trajnerit Arsene Wenger.

Derisa Arsenali po udhëheqte me rezultat 2 me 0, “Topçinjtë” ishin duke shijuar një posedim të mirë të topit dhe synonin të përfundonin ndeshjen ashtu, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht se Granit Xhaka kishte hapësirë për të pasuar topin te disa lojtarë, ai vendosi për të provuar fatin e tij nga distanca dhe dërgoi topin drejtë tribunave.

Wenger ishte i zemëruar me vendimin e mesfushori kosovar dhe kur kamerat e fokusuan atë, francezi shihet duke iu afruar vijave anësore derisa po shprehte frustrimin në Granit Xhakën.

Reprezentuesit të Zvicrës nuk i interesoi fare kjo edhe tifozët që ishin duke e shikuar ndeshjen kanë zbuluar se 25-vjeçari kishte thënë “Oh, të lutëm, q**”.

Aaron Ramsey, i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes, është parë duke qeshur me këtë./arbresh.info/

Shikoni reagimet e tifozëve të Arsenalit në rrjete sociale:

https://twitter.com/invinciblog/status/971838648705536006

https://twitter.com/AFC_GLEN/status/971840600256499713

https://twitter.com/DeRozenDntCare/status/971839761932541956

https://twitter.com/GoonerEngler/status/971837039854477312

https://twitter.com/ReidTheGame/status/971836925417086976

https://twitter.com/FromTStands/status/971837442398543873

https://twitter.com/YouAreMyArsenal/status/971837218594705408

https://twitter.com/WoolWitchGooner/status/971837000453185536

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme