Suspendohet mesfushori Joao Pedro, i dështon testit për drogë

17:08 | 9 Mars 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Cagliarit, Joao Pedro i ka dështuar një testi për drogë duke rezultuar pozitiv në hidroklorotiazid.

Agjencia e anti-dorgës në Itali, NADO ka konfirmuar të gjeturat me një deklaratë zyrtare të lëshuar në faqen zyrtare dhe qysh pas kësaj futbollisti brazilian është suspenduar nga skuadra sardenjase, transmeton portali arbresh.info.

Pedro kreu testin pas paraqitjes pa gola ndaj Sassuolos më 11 shkurt.

“Seksioni i parë i TNA-së (gjykatës kombëtare anti-doping), në pranim të peticionit të propozuar nga Zyra e Prokurorisë Kombëtare Anti-Doping, ka proceduar suspendimin e Joao Pedro Gerardin Dos Santos Galvao, i cili ka rezultuar pozitiv në një substancë hidroklorotiazid, pas kontrolleve nga NADO e Italisë me përfundimin e ndeshjes në Serie A ndërmjet Cagliarit dhe Sassuolos më 11 shkurt të 2018-së”, shkruan NADO në deklaratën zyrtare.

Pedro ka shënuar pesë gola brenda 19 paraqitjeve te Cagliari këtë sezon.

Mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për trajnerin Diego Lopez, i cili ishte duke u mbështetur në brazilianin për t’i ndihmuar skuadrës së tij t’i shmanget zonës së dëbimit./arbresh.info/

https://twitter.com/CagliariCalcio/status/972004056196571137

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme