Maja Kocijancic, Zëdhënsja e Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherinit ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të implementohet pa vonesa. Ndërkohë që ajo ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut në nivel teknik pas 10 ditësh.
“Nga fillimi kemi qenë të qartë ndaj dy palëve që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të implementohet pa asnjë vonesë. Kjo ka të bëjë me të gjitha marrëveshjet që nuk janë implementuar, siç është edhe ajo për energjetikën” ka thënë Kocijancic për mediat serbe.
Ajo ka thënë se raundi i ri i dialogut do të teknik do të mbahet nga data 19 deri më 21 mars në Bruksel.
“Në rend dite do të jetë implementimi i Asociacionit të Komunave Serbe, energjetika, ura në Mitrovicës, liria e lëvizjes, dhe menaxhimi i integruar i kufirit” ka thënë Kocijancic.
Pala serbe ndërkaq nga dje ka filluar të akuzojë Kosovën se nuk po e implementon marrëveshjen për krijimin e Asociaconit duke thënë se kjo nënkupton që Kosova po e braktis dialogun.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?