Është bastisur shtëpia e policit që e arrestoi vëllanë e deputetit të LVV-së,Rexhep Selimit, Ramadani.
Sipas burimeve të Indeksonline me urdhër të Inspektoratit Policor është kryer kjo bastisje.
Ndryshe, para disa ditësh Ramadan Selimi është shoqëruar në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.
Ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë, rreth orës 18:00.
E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa policia e kishin ndalur një makinë, për kundërvajtje në trafik, e cila ka rastisur të jetë e vëllait të deputetit Selimi.
Ramadani nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I. Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...