Gjendet i vdekur aktori pas akuzave për ngacmim seksual

14:39 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Aktori nga Koreja e Jugut Jo Min-ki, i cili është akuzuar për ngacmim seksual, është gjetur i vdekur.

Jo Min-ki është akuzuar se kishte ngacmuar të paktën tetë njerëz në mes të një vargu akuzash të #MeToo në vend, transmeton portali arbresh.info

Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap dhe Korea Times, të cilët citonin policinë.

Rolet e Min-Ki ishin kryesisht në shfaqje televizive, por ai gjithashtu u shfaq në një numër filmash. Ai do të merrej në pyetje nga policia javën e ardhshme, thanë raportimet.

52-vjeçari ishte një nga emrat më të mëdhenj që përfshihej në lëvizjen #MeToo të Koresë së Jugut.

Ai u akuzua për ngacmimin seksual dhe përdhunimin e studentëve në Universitetin Cheongju, ku ai kishte mësuar gjatë viteve të fundit.

Jo u shkarkua nga posti i tij muajin e kaluar si rezultat i akuzave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme