Google ADS

Temperaturat në vikend do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius

14:14 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Ditët e vikendit në vend pritet që të karakterizohen më temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës (IHMK) ,vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, shkruan arbresh.info.

Kësisoj temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë nga 15-18 gradë Celsius.

Ky është njoftimi i IHMK-së:

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell, vende –vende me mjegull dhe pjesërisht i vranët . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatën e IHMK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme