Agim Veliu e godet Driton Selmanajn për shkak se e ftoi Shpend Ahmetin t’i bashkohet LDK-së

12:53 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Agim Veliu,përmes një sttausi në profilin e tij në facebook  ka reaguar pasi anëtari i kësaj partie, Driton Selmanaj, ftoi Shpend Ahmetin t’i bashkohet LDK-së, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar se bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura.

Ky është shkrimi i plotë i tij në facebook:

“LDK është subjekt politik serioz dhe me traditë të gjatë, me struktura e me anëtarësi të organizuar.

Në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës.

LDK mbetet e hapur gjithmonë, por sigurisht që ata që i bashkohen këtij rrugëtimi duhet të kenë kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite.

Bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”, ka shkruar Veliu/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme