Rihanna rivalizon ‘Victoria’s Secrets ‘, sjell koleksionin e të brendshmeve

11:13 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtarja Rihanna përveç një suksesi të jashtëzakonshëm në muzikë, fusha e biznesit e tërheqë gjithashtu.

Pas linjës së produkteve të bukurisë ‘Fenty Beauty’, 30 vjeçarja është duke bërë gati edhe lansimin në tregu të veshjeve të brendshme, shkruan arbresh.info.

Revista e njohur ‘WWD’ ka shkruar se ky projekt ka kohë që ka filluar dhe se është I gatshëm për tu finalizuar.

Është vetë Rihanna ajo që ka dhënë idetë dhe dizajnët për këtë të brendshme të cilat thuhet se do të jenë rivale me ato të ‘Victoria’s Secrets’.

Ndryshe, Rihanna ka kohë që nuk ka sjellur një projekt muzikorë, kënga e fundit e publikuar nga ajo ishte ‘Wild Thoughts’ në bashkëpunim me Dj Khaled dhe Bryson Tiller./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme