Vulin: Nëse Prishtina nuk formon Asociacionin, atëherë të rrëzohet qeveria

10:50 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i serb i mbrojtjes ka thënë se nëse qeveria e Kosovës nuk themelon Asociacionin e Komunave Serbe atëherë Lista Serbe duhet të heqë mbështetjen dhe të rrëzohet qeveria.

“Nëse Prishtina nuk është në gjendje të zbatojë marrëveshjen për formimin e komunave serbe (AKS) atëherë Lista Serbe duhet të tërheqë mbështetjen për qeverinë dhe të rrëzojë atë”, tha Aleksandar Vulin, transmeton portali arbresh.info

“Nëse ata nuk janë në gjendje të mbajnë fjalën e tyre, ata do të shkojnë në votime”, tha Vulin për Pink./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme