Google ADS

Veseli thotë se do të përmbushet çdo kriter i BE-së, përfshirë demarkacionin

10:43 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Republika e Kosovës ka një kushtetutë që përmban standardet më të larta bashkëkohore, raporton arbresh.info

“Një shtet nuk është i drejtë vetëm pse ka ligje të mira, por është i drejtë kur ato zbatohen. Ne kemi sistem të përkushtuar të drejtësisë”, ka thënë ai

Veseli ka folur edhe për përfundimin e mandatit të EULEX- it duke thënë që kur të na shtohen obligimet të kemi qasje dhe mbështetje nga BE edhe pas përfundimit të mandatit të EULEX.

Ai ka folur edhe për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Ne do të përmbushim çdo kriter që na u është dhënë si shtet dhe ne shumë shpejt do ta përmbyllim çështjen e ratifikimit të demarkacionit” , ka thënë ai.

Këto momente po mbahet konferenca ku Ministria e Drejtësisë hap procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme