Marina dhe Luana vazhdojnë të festojnë

08:53 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Muaji mars për femrat e familjes Vjollca duket se është muaj festash.

E thënë kjo pasi dy ditë më parë mami i Marinës dhe Luanës apo ndryshe siç e quajnë bukuroshet, “mbretëresha e tyre” kishte ditëlindjen. Dhe, mesa duket festës nuk i ka ardhur akoma fundi.

Pikërisht ditën e djeshme që ishte e dedikuar për gjininë femërore në të gjithë botën, motrat Luana dhe Marina kanë zgjedhur të festojnë dhe kur bukuroshet Vjollca bëhen bashkë, atmosfera gati sa nuk shpërthen.

Pasi kanë uruar njëra-tjetrën me shumë dashuri nga profilet e tyre sociale, Marina dhe Luana kanë postuar edhe disa video të shkurtra në Instastory ku të dyja janë duke kënduar të lumtura në atmosferë festive këngët e Merita Halilit, Bujar Qamilit dhe të tjera popullore shqiptare.

Nga makina, ku edhe po shijojnë mbrëmjen, motrat Vjollca nuk e kanë zbuluar destinacionin se ku kanë zgjedhur të festojnë. /inTV/

https://www.instagram.com/p/BgEvk-1FUB7/?hl=en&taken-by=marina_vjollca

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme