Koalicioni qeverisës qe dy javë është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend për kalimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Përpos shpresës se Lista Serbe dhe disa deputetë të “Vetëvendosjes” do ta votojnë marrëveshjen nuk ka ende asgjë konkrete në këtë drejtim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kanë kaluar më shumë se dy javë prejse koalicioni qeverisës ka nisur rrugëtimin për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit.
Por, pos dështimit qysh në tentimin e parë për ta përmbyllur këtë marrëveshje (22 shkurt) koalicioni qeverisës nuk arriti ta ratifikojë Demarkacionin as në dy përpjekjet pasuese (23 e 28 shkurt).
Pavarësisht këtyre, ende nuk është caktuar se kur do të mbahet vazhdimi i seancës për t’i dhënë epilog Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.
Përkundrazi, ndonëse nga Kryesia e Kuvendit kanë thënë se seanca mund të mbahet sot ose javën që vjen, kanë njoftuar se ende nuk ka ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.
Megjithëkëtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se partnerët e koalicionit janë duke punuar për ta arritur një konsensus të gjerë politik. Sipas tij, madje ka edhe deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” që kanë shprehur vullnetin për ta mbështetur marrëveshjen në fjalë./Zëri/
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet