Të vegjlit Wyatt Isabelle e Dimitri, fëmijë të Ashton Kutcher e Mila Kunis, janë respektivisht 3 dhe 1 vjeç, por janë paralajmëruar nga prindërit e tyre të famshëm: kur të rriten, nuk mund të besojnë te fati i të qenit “fëmijë të…” dhe duhet t’ia dalin vetë!
Nëna dhe babai nuk kanë aspak ndër mend t’u lënë atyre si trashëgimi të gjithë pasurinë, e cila do të shkojë e gjitha për bamirësi.
Aktori, i ka bërë gjërat të qarta menjëherë: “Kur të vdesim, paratë tona do të shkojnë për bamirësi”. Një pasuri, ajo e çiftit të njohur të Hollivudit, që shkon deri në 300 milionë dollarë, ku me sa duket, dy fëmijët nuk do të mund të shijojnë as edhe një.
“Nuk do të krijoj një fond për ta, – ka thënë Kutcher. – Kur të rriten, duhet të nisin ndonjë biznes dhe të tregojnë se kanë një plan për realizimin e tij, do të investoj në këtë gjë, por asnjë lek falas. Duke bërë kështu, shpresoj t’i motivoj për të çmuar gjithçka që kanë pasur dhe për të arritur të kenë një jetë ku duhet të përveshin mëngët”./gsh/
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...