Foshnjat që ngjajnë nga babai janë më të shëndetshëm

00:05 | 9 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një studim i fundit i botuar në Journal of Health Economics ka ardhur në përfundim se foshnjat që ngjajnë u ngjajnë baballarëve janë më të shëndetshëm.

Sipas studimit, kjo është shumë e thjeshtë për të sqaruar, transmeton portali arbresh.info

Baballarët me fëmijët që u ngjajnë atyre janë më të sigurtë se fëmija është i tyre dhe janë të motivuar që të kalojnë shumë kohë me ta.

Dhe sa më shumë kohë që ata të kalojnë së bashku, prindërit mund të jenë më të vëmendshëm në nevojat e tyre shëndetësore.

Studiuesit kanë studiuar rreth 715 familje në të cilat fëmijët jetonin me nënat e tyre.

“Baballarët që e përceptojnë ngjajshmërinë e foshnjës janë më të sigurtë se foshnja është e tyre dhe kjo ndikon që ata të kalojnë më shumë kohë me ta”, tha autori i studimit Solomon Polachek, një profesor i shquar i hulumtimit të ekonomisë në Universitetin Binghamton.

Kjo kohë e kaluar mes baballarëve dhe fëmijëve rezultoi me përmisim të shëndetit, pasi ata ka gjasa që të kalojnë më pak vizita shëndetësore dhe më pak vizita në dhomat e urgjencës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme