Aaron Ramsey thotë se fitorja 2 me 0 e Arsenalit kundër AC Milanit në San Siro shfaqi që ata kanë “shumë karaktere” në skuadër.
“Topçinjtë” i dhanë fund katër disfatave radhazi në të gjitha kompeticionet me një fitore impresive në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë kundër skuadrës në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e nisëm mirë, ne shënuam dy gola në pjesën e parë. Ne shfaqëm që kemi shumë karaktere në këtë skuadër”, ka thënë ai për ‘BT Sport’ pas ndeshjes.
“Nuk është asnjëherë lehtë në San Siro të luash kundër AC Milanit, e di nga e kaluara. Jam vërtetë i kënaqur që kemi ardhur këtu dhe kemi siguruar fitore”
“Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e parë, ne krijuam shumë mundësi dhe lëvizëm topin mirë. Në pjesën e dytë, ne dëshironim të mbrohemi më shumë dhe ne mbajtëm portën e pastër, gjë që është e rëndësishme”
Ramsey realizoi golin e dytë të ndeshjes pasi goli i epërsisë në San Siro u shënua nga Henrikh Mkhitaryan./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...