Berisha: Njerëzit që më kritikojnë mua nuk e kuptojnë futbollin

23:13 | 8 Mars 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha ka mbrojtur formën e tij në sezonin 2017/18 pas barazimit 2 me 2 ndaj Kwaski Frontales.

Penaltia në minutën e fundit nga Leroy Gerge ia rrëmbeu Victory-es dy pikë në Ligën e Kampionëve të Azisë në Japoni, transmeton portali arbresh.info. Por, edhe pse disa nga lojtarët kanë pranuar se ata kanë nisur me ngadalësi sezonin në A-League, Berisha beson që klubi i tij ka rifituar ritmin e tyre.

Kosovari ka folur për ‘FourFourTwo’ pas ndeshjes në Kawasaki duke thënë se nuk i ka kushtuar vëmendjen e tij kritikueseve.

“Unë nuk kam kritikë”, ka fillimisht thënë Berisha. “Unë kam shënuar gol kundër Adelaides dhe kam luajtur një ndeshje të mirë. Kam asistuar kundër Melbourne City dhe kam shënuar një gol në Kawasaki. Nëse ata thonë është një autogol… ajo ishte një gol mjaftë e rëndësishme për shkak se na riktheu në lojë”

“Nuk ka kritika këtu. Unë jam duke bërë punën time, jam duke punuar shumë me skuadrën. Sot kisha një shans dhe përfundoi në gol”

“Shumë njerëz që më kritikojnë mua nuk e kuptojnë futbollin sepse ata mendojnë se unë kam 10 shanse çdo ndeshje, por unë kisha vetëm një në të gjitha këto ndeshje, prandaj unë duhet të përballem me këtë. Në shumicën e ndeshjeve besoj se kam punuar mirë, nuk besoj se kam kritikë”

Berisha ka shënuar nëntë gola brenda 20 paraqitjeve këtë sezon te Melbourne Victory në A-League./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme