Boiken Abazi thumbon me akuza të rënda krahun e Molliqajt

23:14 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi në një koment në rrjetin social facebook ka bërë akuza në drejtim të krahurt të Molliqajt.

Ai ka thënë se aktivistët e lagruar nga sekretariati i VV kanë marr arkivat elektronike të VV-së duke I fshirë më tej nga kompjuterët e kësja partije.

Abazi po ashtu ka thënë se për të njëjtit duhet sqaruar edhe puna e pagave pasi që sipas tij duhet diskutuar nëse duhet dhënë apo jo.

Në këtë koment Abazi ka akuzuar edhe deputetët e dorëhequr nga LVV duke thënë se ata u larguan nga VV pasi u bënë deputet me plan shumë më të hershëm sesa që ishin zgjedhjet.

Komenti i plotë:
..disa aktivistë të Sekretariatit të Përgjithshëm morën nga Lëvizja ç’kishin për të marrë, në disa raste kur ikën morën edhe arkivat elektronike të Lëvizjes nga kompjuterët, dhe i fshinë më tej arkivat nga kompjuterët e Lëvizjes – ky është fakt i verifikueshëm kurdo që të kesh dëshirë sepse veprime të tilla mbeten në memorien e “hard diskut”. Të njëjtit, më herët, kanë dhënë ç’kishin për të dhënë, por pa harruar që kanë marrë shumë më shumë se ç’kanë dhënë, dhe kanë marrë edhe gjëra që nuk u takojnë, si p.sh. arkivat elektronike të Lëvizjes. Nga ana tjetër, për të njëjtit mbetet për t’u sqaruar edhe rroga (që marrin ose do të marrin) prej momentit të largimit nga Lëvizja për të kuptuar më shumë mbi motivet, synimet apo sakrificat e tyre. Ndërsa disa të tjerë, pritën të largohen nga Lëvizja pasi u bënë deputetë apo kryetar komunash, me plan shumë më të hershëm sesa zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet lokale, dhe tash japin dorëheqje pa lëshuar postet e fituara permes Lëvizjes. Është krejt e pamundur të mbrohet sjellja dhe veprimet e tyre. Dhe më lejo të them, që duan s’duan këta të larguar, sulmet e tyre ndaj Lëvizjes janë përsëritje e të njëjta sulmeve të analistëve të pushtetit dhe të vet pushtetarëve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme