Google ADS

Kreu i UNICEF-it: Siria është kthyer në “ferr” për fëmijët

21:54 | 8 Mars 2018
Trina Galanxhi

Kreu i agjensisë për fëmijë të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se situata në Siri është kthyer në “ferr” për fëmijët.

Henrietta H. Fore, ka deklaruar se ekziston një nivel i lartë i kequshqyerjes së rëndë për fëmijët nën 5 vjeç, në rrethinat lindore të kryeqytetit të Damaskut, të rrethuar nga rebelët, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka theksuar se kequshqyerja është shumë shqetësuese.

Në një intervistë për AP ajo tha se agjencitë e ndihmës kanë nevoja për qasje, në mëyrë që të sjellet një furnizim humanitar në rrethinat e Damaskut, e njohur si Ghouta Lindore.

Aktivistët e opozitës thonë se që nga sulmet ajore në Ghouta më 18 shkurt, kanë mbetur të vdekur rreth 900 veta, duke përfshirë qëindra fëmijë.

Zona tashmë është nën rrethimin e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme