Google ADS

“Emigrantët e kanë bërë Vienën të ndyrë”, thotë zyrtari i lartë hungarez

21:02 | 8 Mars 2018
Trina Galanxhi

Shefi i shtabit për kryeministrin e Hungarisë, ka nxitur debate në mediat sociale për shkak të një komenti të bërë mbi emigrantët.

Facebook ka ndaluar videon e tij, ku ndër të tjera ai thotë se “Viena është kthyer në një qytet të ndryrë dhe të varfër për shkak të emigrantëve”, transmeton portali arbresh.info

Janos Lazar u filmua gjatë një vizite në Vjenë, kur ai bëri komente të diskutueshme rreth emigrantëve që jetonin në qytet.

“Me sa duket rrugët janë më të dëmtuara, zona duket më e varfër dhe ka shumë krime”, tha ai duke ecur nëpër Vienë.

Shumica e banorëve të Vienës janë origjinë e huaj, që kryesisht vijnë nga Serbia, Turqia dhe Gjermania.

Zyrtari hungarez vazhdon të thotë se qytetet në Hungari mund të përjetojnë të njejtin fat sikurse Viena, nëse opozita do të fitojë zgjedhjet kombëtare që pritet të mbahen gjatë muajit prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme