Google ADS

AC Milan 0:2 Arsenal, notat e lojtarëve

21:09 | 8 Mars 2018
Arbresh Info

AC Milani është mposhtur me rezultat 0 me 2 në ndeshjen si nikoqir në San Siro kundër Arsenalit.

“Topçinjtë” kanë siguruar një avantazh prej dy golave në takimin e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë duke bërë një hap të madh drejtë çerekfinales, shkruan portali arbresh.info.

Henrikh Mkhitaryan, i cili realizoi golin e epërsisë dhe goditi shtyllën gjithashtu brenda pjesës së parë, është lojtari me notën më të lartë. Anësori është vlerësuar me notën 9.1. Me notë të lartë te skuadra e trajnerit Arsene Wenger janë vlerësuar edhe Koscielny (7.9), Aaron Ramsey (7.9) që shënoi golin e fitores dhe Mesut Ozil (7.6) pas dy asistimeve.

Shkodran Mustafi është vlerësuar me notë mesatare 7.5, ndërsa Granit Xhaka me notën 7.4.

Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i AC Milanit, Leonardo Bonucci (5.8)./arbresh.info/

AC Milan 0:2 Arsenal, notat e lojtarëve

Të ngjashme