Google ADS

Rruga e 800 mijë eurove, Batushë – Koshare – shembet pas të reshurave

20:58 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Nuk është bërë ende një vit që kur u përurua.
Por, rruga Batushë – Koshare, që kushtoi afro 800 mijë euro, nuk i bëri ballë të reshurave.

Madje një pjesë e saj u shemb dy ditë më parë nga rrëshqitja e dheut, njofton Klan Kosova.

Për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara, të enjten këtu doli zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Ani se po dyshon në cilësinë e punimeve, Kadriu tha se do t’i analizojnë dëmet në këtë rrugë dhe shkaqet që i sollën ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme