Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Qendrën Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan, për të qëndruar me gratë e burgosura në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ai ka kërkuar nga gratë që mos të mendojnë për arsyet që i kanë sjell aty, por të mendojnë për të ardhmen që i pret jashtë.
“Duhet të hiqni dorë nga mendimi se nuk mund të ndryshoni jetën tuaj apo që nuk ia vlen të provoni. Ju inkurajoj që kohën që e kaloni këtu të mësoni ndonjë zanat dhe të dilni nga këtu me një vizion më të qartë për jetën tuaj”, tha ministri, njofton RTV21.
Tahiri ka theksuar se është i vetëdijshëm që mundësitë që iu ofrohen për trajnime janë të vogla, por ka premtuar se do të punohet në krijimin e Njësive Ekonomike, të cilat do të ndihmojnë më shumë në gjendjen e tyre ekonomike.
Sipas ministrit, rendi publik nuk duhet të nënkuptoj vetëm masa të rritura sigurie, andaj drejtësia do të fokusohet në masa parandaluese.
“Synim i imi është që tërë koncepti i drejtësisë në vend, të orientohet në preventivë dhe edukim e jo vetëm në dënim” theksoi Tahiri.
Ministri ka falënderuar për punën e tyre edhe personelin profesional të kësaj Qendre
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji