Google ADS

Odat Ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë mbështesin marrëveshjen për miellin

19:58 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Odat Ekonomike të Serbisë dhe Maqedonisë e mbështesin marrëveshjen e nënshkruar në Shkup nga ana e ministrave të dy vendeve, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përhershme për problemin e tregtisë mes vete me miell.

Siç është publikuar në faqen zyrtare të Odës Ekonomike të Serbisë, që të dy odat angazhohen që gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut dhe në interes të bashkësive afariste të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që marrëveshja e arritur të sigurojë zgjidhje të përhershme, sepse masat e njëanshme, të cilat paraqesin barriara jodoganore, në mënyrë destimulative ndikojnë ndaj ekonomisë të të gjitha vendeve nga marrëveshja CEFTA.

Odat Ekonomike të Serbisë dhe Maqedonisë tregojnë se është e nevojshme që Komiteti i sapokrijuar, sa më shpejtë t’i shqyrtojë të gjitha çështjet e hapura dhe të propozojë zgjidhje për largimin e të gjitha barrierave dhe pengesave në tregtinë e ndërsjellë./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme