Ish-deputetja e Kuvendit, dhe tani ambasadore e Kosovës në Romë, është shpërblyer me një çmim ndërkombëtar.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se i është ndarë çmimi ndërkombëtar Liberi di Crescere, i cili jepet për gratë që luftojnë për të drejtat e tyre.
“Meqë është 8 Marsi, dëshiroj të ndaj me ju këtë informacion: Sot, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas mora lajmin se më është ndarë Çmimi Ndërkombëtar Liberi di Crescere, duke më vlerësuar si shembull ndërkombetar i një gruaje të impenjuar në zgjidhjen e konflikteve dhe tensioneve në një ambient të vështirë, për punën si parlamentare e njohur, për kontributin tim për të drejtat e grave në Kosovë dhe të drejtat e njeriut, punën dhe vullnetin për integrimin Europian si dhe kontributin e dhënë në gazetari dhe për përzgjedhjen nga departamenti i Shtetit si një nga 50 gratë lidere të ardhshme në botë”, ka shkruar Lama.
Ajo ka shtuar se hollësitë e tjera do t’i bëjë publik gjatë ceremonisë ku pritet që t’i ndahet ky çmim, e cila do të mbahet më 15 mars.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...