20 banorë në Tërbuq të Gjirokastrës u evakuuan gjatë natës, pasi një masiv shkëmbor që ndodhet në kodrën mbi fshat, rrezikon të shembet.
Situata është përkeqësuar pas rrëshqitjes masive të dherave, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë dëmtuar bazamentin e shkëmbit.
Sipas banorëve, rrëshqitja e madhe e dheut ka dëmtuar edhe ujësjellësin e fshatit.
Banorët e fshatit thonë: “E kemi ngritur zërin, por nuk kemi arritur që ta thërrmojmë. Shkëmbi është 100 metra larg. Ne kemi edhe burimin e ujit këtu afër dhe ka dalë jashtë funksionit”.
Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ndërkohë procedurat e tenderimit për shkatërrimin e shkëmbit, por ende nuk ka një afat kohor për nisjen e ndërhyrjes. Rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër, si në qytet, ashtu edhe në zonat rreth saj, kanë qenë të shpeshta që nga fillimi i vitit./Top Channel
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...