AC Milani dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë.
Gjiganti anglez do të përpiqet për t’i dhënë fund formë së tyre të dobët mbrëmjen e sotme (e enjte) për të kaluar me njërën këmbë në çerekfinale të këtij kompeticioni para ndeshjes kthyese, shkruan portali arbresh.info.
Ndryshe nga Arsenali, AC Milani është në formë të shkëlqyer. Ata janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit dhe nisën takimin në shtëpi me plotë vetëbesim.
Skuadra e Gattusos është në mungesë të Ignzaio Abates, Luca Antonellit dhe Mateo Musacchios, ndërsa “Topçinjtë” janë në mungesë të yjeve si Hector Bellerin, Alexandre Lacazette, Nacho Monreal dhe Aubameyang që nuk ka të drejtë të luaj.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në San Siro duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan