8 marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas ku përmes protestave kërkohen më shumë të drejta.
Në Kosovë kjo ditë zakonisht është shënuar me festa nëpër lokale të ndryshme. Por këtë vit vërehet një vetëdijesim më i madh i gruas kosovarë ku një numër madh i qytetarëve marshuan në sheshet e Prishtinës me moton ‘Marshojmë S’festojmë’
8 marsi gruan kosovare e gjen të pabarabartë në shumë aspekte.
Luljeta Aliu aktiviste për barazi gjinore thotë së gratë në Kosovë trajtohen në mënyrë jo të barabartë e sidomos para ligjit ku grave ju mohohet e drejta në pasuri, në trashëgimi , në punë e në karrierë.
Deputetja Donika Kadaj thotë se burrat janë ata që duhet të vetëdijesohen sepse ata janë pengesa për realizimin e të drejtave të grave.
Aktivistja e shoqërisë civile Besa Luzha thotë se për barazi gjinore nuk duhet të protestohet vetëm për 8 mars por çdo ditë.
Sot sheshi ishte i mbushur me lule, derisa më të lumtura dukeshin gratë që merrnin dhurata nga me të ndryshmet.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...