Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shënuar rritje të nivelit të ujit në shumë lumenj.
Sipas të dhënave të Komitetin për koordinim dhe menaxhim me kriza në mënyrë të theksuar është rritur nivelit I ujit në lumin Vardar, Treska, Radik, Pcinja dhe të tjera. Derisa përmbytje janë regjistruar në rrjedhën e sipërme të Lumit Vardar dhe Treska. Sipas Komiteti për koordinim zonat më kritike mbeten zonat veri-perëndimore të vendit, në luginën e Pellagonisë dhe në Qytetin e Shkupit.
Komitetin për koordinim dhe menaxhim me kriza ka kërkuar urgjentisht të ndërmerren aktivitet për pastrimin e kanaleve, sanimin dhe pastrimin i terrenit, të vihen në funksion pompat e ujit ne vendet e nevojshme dhe të bëhet plan për pikat kritike.
Derisa nga Qendra për Menaxhim me Kriza përkujtojnë se në rast të vërshimeve evbentuale, komunat janë të parata të clat duhet të intervenojnë e më pas edhe Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga Enti Hidrolometeorlogjik thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë përsëri nga java e ardhshme por sipas parashikimeve të tyre këto reshje nuk do të jenë intensive.
Nga e dita e hënë sërish do të kemi reshje të kohëpaskohshme. Moti do të jetë i ndryshueshëm, do të kemi edhe periudha me diell, relativisht I nxehtë. Pra, reshjet që presim do të jenë kryesisht reshje të shiut.
Sipas parashikimeve tona këto reshje nuk do të duhet të jenë të intenzive, më shumë reshje pritet të ketë në viset malore, pra në viset perenedimore dhe lindore – thotë sinoptikanja Ivana Petroviq.
Ndërkohë që gjatë kësaj fundjave moti do të jetë kryesisht me diell dhe temperatura mjaft të larta, prej 16 e deri më 20 gradë celsius./Alsat m
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...