Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ku janë përfshirë disa automjete.
Policia njofton se nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Aksidenti ka ndodhur në pjesën ku autostrada ka pësuar një devijim për shkak të rrëshqitjes së dherave. Një prej makinave mendohet se ka mbërritur me shpejtësi më të madhe nga normat e lejuara dhe pasi është përplasur me trafikndarësen është përmbysur.
Për shumë minuta qarkullimi është ndërprerë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit./Top Channel
PSG vazhdon si lider në Ligue 1, mposht bindshëm Strasbourgu...
Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë av...
Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë
Serbia shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar...
Haradinaj: Mirënjohës përjetë Amerikës për secilën etapë të ...
Një taktikë dashurie që shumëkush e përdor dhe mund të “dësh...