Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, për nder të ditës së gruas, 8-marsit ka vizituar zonjën Ferdonije Qerkezin nga Gjakova e cila gjatë luftës ka humbur pesë anëtarë të familjes – bashkëshortin dhe katër djemtë.
“Kam ardhur këtu për të ju respektuar dhe për tua uruar festën e gruas 8 marsin. Ju jeni një simbol i qëndresës, i një gruaje të fuqishme që keni përballuar vuajtje e sfida dhe ende po vazhdoni të jeni e qëndrueshme, dhe për ne të gjitha gratë jeni një simbol i qëndresës”, është shprehur ministrja Reshitaj.
Nga ana tjetër zonja Ferdonije ka falënderuar ministren Reshitaj që ka zgjedhur ta vizitojë atë me rastin e 8 marsit.
“Ndihem shumë më e fortë sepse po e dijë se paska kush të përkujdesët për mua. Nuk e kam bashkëshortin e 4 djem por paskam edhe qika edhe djem që kujdesën për mua e nuk më harrojnë”, është shprehur zonja Ferdonije Qerkezi.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot ka organizuar edhe një takim me gratë e kësaj ministrie për të diskutuar në lidhje me problemet dhe sfidat e grave në këtë ministri.
Duke uruar gratë për festën e tyre Reshitaj tha që MMPH-ja ka shumë gra profesioniste që kanë vullnet, përvojë dhe gatishmëri për punë, ne do tu japim hapësirën dhe mundësinë sepse unë besoj në kapacitetet e tyre intelektuale e profesionale.
Gjatë ditës Reshitaj mori pjesë edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për dhunën në familje, ku në fjalën e saj propozoi krijimin e një task-force e përberë nga anëtarë të qeverisë, deputet të Kuvendit të Kosovës e anëtarë të shoqërisë civile për të monitoruar zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, strategjive e politikave kundër dhunës në familje.
Pas seancës ministrja mori pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare të Akademisë Diplomatike të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme ku po diskutohej edhe për pozitën e grave në shoqëri. Në këtë konferencë ajo deklaroi se historikisht kemi shumë gra që me punën e tyre kanë qenë lokomotivë e shumë proceseve determinuese për vendin tonë.
“Sot ambasadoret më të mira të shtetit tonë i kemi vajzat që me talentin e tyre të jashtëzakonshëm, si në sport, art e muzikë, po tregojnë që Kosova është pjesë e botës së civilizuar dhe meriton të jetë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar, andaj mendoj që duhet te përqendrohemi në fuqizimin ekonomik dhe politik te grave në të njëjtën kohe, pasi janë dy gjera që kanë lidhje me njëra tjetrën dhe se fuqizimi ekonomik i grave nënkupton edhe fuqizim politik e shoqëror të tyre” shtoi nder të tjerash ministrja Reshitaj.
Në fund të ditës ministrja mori pjese edhe në konferencën e organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për shënimin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, me titull “Gratë në Universitetin e Prishtinës – Mundësitë, Përparësitë, E ardhmja” .
Në fjalën e saj ministrja deklaroi se Roli dhe kontributi i gruas ka dhënë rezultate të cilat edhe sot gjeneratat e reja i kujtojnë dhe i trashëgojnë, kështu duke mos munguar angazhimi i saj pedagogjik edhe në Universitetin e Prishtinës, ku gra të ndryshme drejtojnë njësi akademike, departamente apo programe studimi, të cilat edhe lëndëve që i ligjërojnë, i bëjnë shumë kreative dhe atraktive.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...