Albin Tahiri e realizoi së fundmi ëndrrën duke marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore, që u mbajt në Korenë e Jugut, shkruan sot gazeta Zëri.
Por, ëndrrat e skitarit kosovar nuk kanë marrë fund këtu.
Ai tregon se synon ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën 2022, që do të mbahet në Pekin të Kinës.
“Unë dua të vazhdoj. Dëshirë imja është të marr pjesë në Olimpiadën e radhës, e cila mbahet pas katër vjetësh në Pekin. Prioritet për mua do të jetë karriera dentale. Në të njëjtën kohë, kur të vijë momenti, do të mundohem ta kaloj pjesën më të madhe të ditëve në borë. Karrierën e skitarit do ta bëj derisa të kem energji dhe kohë”, deklaroi Tahiri për mediet sllovene.
Skitari i lindur dhe i rritur në Slloveni thotë se do të donte të arrinte më shumë në Olimpiadën e fundit, por që është i kënaqur që i përfundoi të gjitha garat pa u rrëzuar asnjëherë.
Tahiri ndihet krenar që e përfaqësoi Kosovën në Olimpiadën Dimërore, të parën në histori, ndërsa për momentin po merr pjesë në Kupën e Botës në Kranjska të Sllovenisë. /Zëri/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...