Google ADS

Veseli: Zero barriera për gratë në shoqërinë tonë

15:12 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka treguar se për ditën e 8 marsit ka takuar përfaqësueset e Strehimores në Gjakovë dhe përfaqësuesen e Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar se mesazhin e 8 marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“Përtej simbolikës tradicionale, mesazhin e 8 marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit: zero barriera për gratë në shoqërinë tonë.

Kjo është e vetmja rrugë që na mundëson zhvillimin ekonomik, emancipimin social dhe marrjen e vendit që na takon në bashkësinë europiane të shteteve të lira e demokratike.

Sot, unë takova përfaqësueset e Strehimores në Gjakovë dhe përfaqësuesen e Policisë së Kosovës dhe vendosëm që së bashku të punojmë më shumë që të drejtat e grave të mos jenë më sfidë, por realiteti ynë i përditshëm”, ka shkruar Veseli./arbresh.info/

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme