Për nderë të ‘8 Marsit’, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Kolegjin AAB është mbajtur një tryezë me temën “Avancimi i pozitës së gruas në shoqërinë kosovare”, moto e së cilës ishte “Për njëra-tjetrën”.
Në këtë tryezë morën pjesë aktiviste të shumta për të drejtat e grave, ku disa nga ato ishin aktoret e famshme, si: Leze Qena dhe Safete Rugova.
Gjithashtu, në këtë tryezë ishin edhe aktivistet Feride Rushiti, Shukrie Gashi, Mybera Mustafa, Ardita Kabashi si dhe Rrezarta Vanhov.
Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, në fjalën e tij tha se, femra duhet të ketë të drejta të barabarta në të gjitha vendet veçanërisht në kuvend, pasi që sipas tij, në vendin tonë, këto të drejta nuk janë të barabarta.
“Ne kemi kaluar në fazën emergjente të barazisë gjinore, tani duhet të kthehemi te barazia gjinore e mirëfilltë që duhet të fillojë tek fëmija, në rend të parë nga ne prindërit, ku duhet të kemi trajtim të njëjtë, krejtësisht të barabartë e mos t’i dallojmë, në mënyrë që ata të krijojnë kulturë. Barazi është 50 me 50 përqind, përfaqësimi në kuvendin e Kosovës të jetë 50 %, përfaqësimi në asambletë komunale duhet të jetë 50%, përfaqësimi në qeverinë e Kosovës të jetë 50% , dhe në njërën prej tri pozitave kryesore udhëheqëse t’i takojë femrës”, tha rektori Tafa.
Ndërsa aktorja e famshme Leze Qena tregoi para të pranishmëve për dëshirën e saj që kishte për t’u bërë një balerinë, por kjo gjë sipas saj, nuk ishte e mundur nga rrethanat e ndryshme. Gjithashtu, ajo tregoi historinë se si është bërë aktore.
“Nuk kam besu kurrë që do të bëhem aktore. Dëshira ime ka qenë të bëhem balerinë, por kushtet nuk kanë qenë të volitshme. Ish drejtori i teatrit amator në Prizren, Shemsedin Kirajtani, gjithmonë më thoshte: ‘Ti duhet të shkosh në teatër’. Ai e kishte shkruar pa dijen time letrën për provim pranues dhe me ka ardh letra. E kam përgatitur një poezi dhe një monolog, por kur kam shkuar atje e kam harruar poezinë dhe më një poezi nga fëmijëria që mu kujtua aty më pranuan”, tregoi aktorja Qena.
Në këtë tryezë, të prnishmëve iu drejtua edhe aktorja dhe aktivistja për të drejtat e grave Safete Rugova. Ajo foli për veprimtarinë që bën me shoqatën “Motrat Qiriazi”.
“Në shoqatën “Motrat Qiriazi” kemi kontribuar shumë sidomos në vendin e Hasit. Që atje kishte shumë nevojë për shkollimin e vajzave edhe për avancimin e grave. Në atë regjion gratë kurrë nuk kishin dalë nga shtëpia pa përcjelljen e burrave apo fëmijëve, domethënë për një kohë të shkurtë kemi mbërri që ato gra të pavarësohen. Nuk kishin shku as te mjeku në Prizren, për shembull, pa prezencën e burrit apo të fëmijëve. Kënaqësia jonë ka qenë e madhe ku pas një kohe, ato kanë shkuar te mjeku dhe kanë kërkuar konsulta, vet për vetën e vet, të pavarura”, tha aktivistja Rugova.
Feride Rushiti përfaqësuese nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ishte një tjetër aktiviste pjesëmarrëse në këtë tryezë, ku edhe pati rastin të flasë më shumë rreth dhunimit të grave dhe femrave të reja. Ajo gjithashtu tha që arma më e fortë për ta sunduar dhe frikësuar një vend është dhunimi. Rushiti tregoi që janë rreth 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë.
“Ka pas raste kur një vajzë ka ardh te unë dhe ka qenë vetëm 9 vjet kur është dhunuar. Fatkeqësisht dhuna seksuale si mjet lufte edhe sot në vende ku shkaktohet konflikti gjen vend. Thuhet se dhuna seksuale daton gjatë luftës ku ka pasur edhe konflikte dhe më vonë është njohur si krim dhe fatmirësisht është duke u parandaluar me veprime dhe iniciativa të ndryshme”, tha Feride Rushiti. /GazetaKNN/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...