Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes zhvilluan një aksion simbolik me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Aksioni u zhvillua para ndërtesës së institucioneve kryesore të vendit, ku disa aktiviste lanë disa shkrime në muret e një ndërtese afër, shkruan Arbresh.info.
Ish-deputetja e VV-së, aktualisht aktiviste, Albana Gashi ka thënë para mediave se 8 Marsi është dita e gruas së varfër, e gruas së privuar nga arsimi e që paragjykohet.
“Ligji nuk mjafton, pavarësia nuk mjafton, përfaqësimi nuk mjafton, na duhet barazi dhe drejtësi. Ne me ligj mbrohemi nga dhuna mirëpo gjendja nuk po ndryshon”, tha Gashi.
Sipas saj, as 10 për qind e grave nuk drejtojnë biznese ndërkaq mbi 40 për qind e grave përjetojnë dhunën në familje.
Shprehjet që u shënuan në mur ishin: “Burrat nën hije, lozin, Kuvendojnë, pika që su bie, se nga gratë rrojnë!”, “Sërish vjen marsi, çdo ditë vjen 8 Marsi” etj./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1715529451845473/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...