Gratë dhe vajzat në Bashkinë e Tiranës përbëjnë shumicën dhe kontribuueset më të mëdha në ecurinë e punëve të qytetit.
Ndaj sot, me rastin e 8 Marsit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka gjetur rastin që t’i falënderojë secilën prej tyre, jo vetëm duke i dhuruar nga një trëndafila dhe kartolinë të personalizuar, por edhe duke i publikuar fotot në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
Nuk bëhet fjalë vetëm për zonjat që punojnë në zyra dhe që mbajnë pozicione drejtuese, por edhe për të gjitha ato të tjera që punojnë çdo ditë që qyteti të jetë më i pastër apo dhe që të ketë më shumë rregull.
“Pas një qyteti të mirë, qëndrojnë gra të zonja. Njihuni me 365 zonjat e bashkisë të cilat i shërbejnë qytetit 365 ditët e vitit. Ju jam përulësisht mirënjohës! FALEMINDERIT ?”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në urimin e tij.
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...
Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më...
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me paduri...