Google ADS

Kryeministri Haradinaj bënë thirrje për vetëdije më të lartë për dhunën në familje

12:00 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për debatin parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional ka uruar të gjithë gratë për  ditën e tyre, 8 marsin.

Ai ka thënë se qeveria e vendit e ndjenë përgjegjësinë dhe barrën që u takon që dhuna në familjet tona të ndalet.

“Qeveria e vendit e ndjenë përgjegjësinë e barrën që u takon që dhuna në familjet tona të ndalet këtu dhe e mbështesim këtë debat parlamentar, prandaj do të mbështesim konkluzionet që do të dalin sot”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu kryeministri i vendit bënë thirrje për vetëdije më të lartë për dhunën në familje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme