Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje dhe incizuesja e këtij debatit parlamentarë në lidhur me dhunën në familje dhe adresimin institucional ,Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, raporton arbresh.info.
Gjatë këtij debati Fatmire Kollçaku ka thënë se dhuna në familje përbën shkelje të drejtave të njeriut.
“Janë bërë dhjetë vite nga hyrja në fuqi e ligjit për dhunën në familje ku nga vitit 2008 e deri më sot më shumë se 15 gra janë vra dhe mbi 20 mijë gra kanë raportuar dhunën në familje, ndërsa mbi 68për qind e grave kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme”, tha ajo.
Sipas saj drejtësia për secilën grua është e stërvonuar.
“ jemi të sigurt se drejtësia për secilën grua është e stërvonuar me vet faktin se sa lëndë janë trajtuar nga ana e drejtësisë. Edhe ato pak raste që janë trajtuar vendimet kane qenë shumë të buta në krahasim me krimin e bërë në familje. Statistikat mbi dhunën në familje e dëshmojnë këtë gjendje. Nga janari der në dhjetor të viti 2017-të janë evidentuar 1196 raste të dhunës në familje”, tha Kollçaku.
Ajo përmendi edhe rastet e vrasjeve të grave në Kosovë si Diana Kastrati, Zejnepe Berisha dhe Dafina Zhubi të cilat janë vrarë nga bashkëshortet e tyre./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç