Google ADS

Kuvendi përkrah fushatën ‘Ti je një luledielli’

11:07 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë hapjen e debatit parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional, raporton arbresh.info.

Gjatë kësaj seance Veseli  ka  thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përkrahur edhe fushatën e Albana Osmanit ‘Ti je një lule dielli’.

“Të nderuar deputetë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Siç mund ta shihni, sot jemi veshur ndryshe nga ditët e zakonshme. Secili prej deputetëve ka një bluzë me një luledielli e cila simbolizon fushatën e nisur nga organizata “Ti je një luleduielli” që udhëhiqet nga Albana Osmani, të cilën sot e kemi këtu dhe e falënderojmë për këtë iniciativë humane e cila ka për qëllim ndihmën e fëmijëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, leukemia dhe kanceri”, tha Veseli.

Po ashtu Veseli ka uruar të gjithë gratë për festën e 8 marsit.

Të pranishëm në Kuvend  janë 67 deputetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme