‘Burrat ta kuptojnë që shoqëria kosovare nuk jeton në kohën e Lekë Dukagjinit dhe Kanunit të tij’

10:56 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasadori i OSBE-së, Jan Brathuu ka thënë se shoqëria kosovare nuk jeton më në kohën e Lekë Dukagjinit dhe Kanunit të tij.

Brathuu tha se është për keqardhje që shumë gra në Kosovë ende nuk e trashëgojnë pronën, shkruan Arbresh.info.

“Nuk jetojmë më në kohën e Lekë Dukagjinti dhe Kanunit të tij. Gratë dhe burrat kanë përjetime krejtësisht të ndryshme. Shumë gra në Kosovë ende nuk trashëgojnë pronën, nuk regjistrohen si pronare të pronave në Kosovë”, u shpreh Brathuu në forumin e organizuar nga OSBE-ja dhe Ambasada Franceze në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me temë të drejtat pronësore të grave.

Brathuu tha se edhe burrat duhet ta kuptojnë që nuk është më koha e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe të ngulin këmbë që edhe femrat të kenë të drejta të barabarta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme